Ju bien flokët? Ja përse mund të ndodhë

Zinku është një mineral përmes të cilit trupi lufton infeksionet dhe prodhon qelizat e reja. Zinku gjithashtu luan një rol jetësor në shërimin e plagëve dhe krijimin e ADN-së.

Megjithëse nuk është kërcënuese për jetën, një mangësi e zinkut mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna ose ato që janë në gji. Më poshtë po rendisim të gjitha shenjat paralajmëruese të mungesës së zinkut:
1) Prekeni rregullisht nga infeksionet

Zinku është jetësor për një sistem të shëndetshëm imunitar dhe një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së tij është tendenca për të zhvilluar infeksione – qoftë virale apo bakteriale.

2) Dhimbje që nuk largohen

Nëse plagët e hapura kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar apo thjesht trupi ju përshkohet nga një dhimbje konstante e pashpjegueshme, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me zink.

3) Rënia e flokëve

Rënia e flokëve dhe hollimi i tyre është shenja më kuptimplotë e mungesës së zinkut.

Vetëm në rastet kur kjo shenjë shoqërohet me simptomat e tjera, atëherë është shenjë e mungesës së zinkut (sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë) sepse në rast se nuk përjetoni shenjat e tjera mund të jetë nga një problem tjetër shendetësor.

4) Diarre. Kjo është një simptomë e zakonshme e mungesës së zinkut dhe sipas Klinikës Mayo ka prova të forta shkencore se shtesat e zinkut trajtojnë diarenë tek fëmijët.

5) Mungesa e zinkut në regjimin ushqimor të fëmijëve ndikon në procesin e rritjes.

Temat
Shëndet

Të afërta