Hoxhaj merr letër urimi nga sekretari amerikan i shtetit Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson i ka dërguar letër urimi me rastin e festës së bajramit, ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në letrën e dërguar për ministrin Hoxhaj, Tillerson përcjell urimet në emër të qeverisë dhe popullit amerikan, duke e vlerësuar festën e Fitër Bajramit si kulminacionin e lutjes, mëshirën dhe mirëqenies pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tillerson shkruan se kjo festë është mundësia më e mirë për t’i rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dhe dëshirën e përbashkët për të punuar me njëri tjetrin për ta bërë një botë me komunitete që jetojnë në paqe dhe prosperitet.

Temat
Lajme

Të afërta