Al-Khelaifi Barcelonës: Verratti nuk është në shitje (Foto)

Marco Verratti është prioriteti kryesor i Barcelonës, por PSG-ja është duke insistuar që ta mbajë në “Parc des Princes”

Marco Verratti kishte ndërprerë pushimet për t’u takuar me numrin një të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Mesfushori italian ia ka komunikuar lajmin numrit një të PSG-së se dëshiron të largohet nga “Parc des Princes” për ta veshur fanellën e Barcelonës, bën të ditur L’Equipe, transmeton Gazeta Express.

L’Equipe shkruan se së bashku me Varrettin ishte edhe agjenti i lojtarit, që insistuan se duan të ndërrojnë skuadër, por Al-Khaelafi refuzoi, duke i thënë se është lojtari kryesor i skuadrës.

Klubi ka kërkuar nga lojtari që të respektojë kontratën, që i skadon në vitin 2021. Pas asaj mbledhje, Verratti nisi pushimet në Ibiza në Spanjë duke mos i lënë shumë zgjidhje për të ardhmen.

Mbetet të shihet nëse do të insistojë italiani, apo do të mbetet edhe këtë edicion në Francë. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta