Trajneri italian refuzon Shqipërinë (Foto)

Massimo Piscedda, trajneri italian, e ka refuzuar ofertën e Federatës Shqiptare të Futbollit

Lista me kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare pas dorëheqjes së Gianni De Biasit është shumë e gjatë.

Në mesin e trajnerëve që po kërkon Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është edhe emri i trajneri i Kombëtares B të Italisë, Massimo Piscedda.

Por, sipas gazetës sportive shqiptare ‘Panorma Sport’ Piscedda ka refuzuar ofertë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Piscedda njihet në Itali si një trajner ekspert i moshave teksa ka drejtuar Italinë U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20.

Ai gjithashtu ka mbajtur rolin e zv. trajnerit te Mesina dhe te kombëtarja italiane U-18 dhe U-19.

Që prej vitit 2011 është në krye të Kombëtares B dhe që nga viti 2015 drejton gjithashtu kombëtaren italiane të universiteteve.

Temat
RajonSport

Të afërta