Mbahet premiera e ‘Transformers: The Last Knight’

ark Wahlberg dhe kolegët e tij u mblodhën në Londër për premierën globale të filmit që i bëri bashkë të gjithë, “Transformers: The Last Knight”

I fundit i serisë së pesë filmave aksion të regjisorit Michael Bay thuhet të jetë edhe lamtumira e “Transformers”. Wahlberg e bëri të qartë se do të plotësojë kërkesën e regjisorit për të mos marrë pjesë në një vazhdim të filmit.

“Kam firmosur që të bëj filma me Michael. Nëse ai dëshiron një ‘Transformers’ tjetër, shkëlqyeshëm. Por nëse do të shkëputet e të merret me gjëra të reja, unë nuk e kam problem”, ka deklaruar Wahlberg.

Një prej temave të filmit është t’i ngatërrosh miqtë për armiq, shkruan Top Channel.

“Ndonjëherë mendon diçka për një person dhe pastaj të rezulton krejt e kundërta. Duhet të jesh i kujdesshëm me njerëzit dhe të mos nisesh thjesht nga fjalët e të tjerëve për të krijuar përshtypjet e tyre për një person, përveç rastit kur ke dyshime edhe vet”, është shprehur aktori tjetër, Josh Duhamel.

Laura Haddock interpreton rolin e profesoreshës së Universitetit të Oxfordit, Viviane Wembly, e cila lidh aleanca me personazhin e Wahlberg, Cade Yeager, për të shpëtuar botën.

“Transformers: The Last Knight” do të shfaqet në kinematë botërore nga data 21 qershor.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....