De Biasi: Në këtë vend nuk do të punojë si trajner

Gianni De Biasi, ish selektori i Shqipërisë, ka përjashtuar mundësin që të rikthehet në Serie A

Tashmë ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi nuk dëshiron të rikthehet në Serie A. Ai synon të drejtoj një skuadër ose përfaqësuese jashtë Italisë. Këtë e ka thënë në emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24”.

“A do të riktheheni në Itali? Absolutisht jo, nuk kam ambicie për ndonjë kthim në Itali. Nëse do të ishte e mundur do të dëshiroja të qëndroja jashtë, në ndonjë realitet tjetër, federatë apo klub, ku të më jepet mundësia, një projekt ku unë jam në qendër dhe jo që pas dy humbjeve të më kthejnë në shtëpi. Absolutisht nuk mendoj të marr pjesë një realitet të tillë”, ka deklaruar ai.

De Biasi në Itali ka drejtuar skuadrat si: Modena, Torino, Brescia e Modena. Ai ka detajuar edhe ekipin spanjoll, Levante. Kurse, më herët është përfolur se De Biasi mund ta marrë drejtimin e një skuadre kineze, emri i të cilës nuk është bërë i ditur.

Temat
Rajon

Të afërta