​Vëllaznimi në bisedime me trajnerin që drejtoi Leverkusenin në finale të Ligës së Kampionëve

KF Vëllaznimi është në bisedime me pesë trajnerë, ku tre prej tyre janë gjermanë dhe dy të tjerë nga Kosova

Skuadra gjakovare dje shkëputi kontratën me trajnerin Arseim Gojnai, ndërsa sot janë në bisedime me pesë trajnerë të tjerë.

Faqja zyrtare e Vëllaznimit njofton se kryetari Shkelzen Gashi është në bisedime me pesë trajner, tre gjermanë dhe dy vendorë.

Një nga trajnerët është edhe Klaus Toppmoller, i cili drejtoi Bayer Leverkusenin në finale të Ligës së kampionëve në vitin 2002, ku u mposht 2:1 nga Real Madrid.

Pastaj në listë janë dy gjermanët tjerë Paul Linz e Mario Basler dhe dy kosovarët Ismet Munishi dhe Kushtrim Munishi.

Vëllaznimi sezonin e kaluar kishte luajtur në Ligën e Parë, ndërsa nga ky edicion do të luajë në Superligë.

Temat
Vend

Të afërta