Hysaj mesazh për De Biasin (Foto)

Elsied Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar Gianni De Basin për kontributin e dhënë në ekipin kuqezi gjatë këtyre pesë viteve

“Faleminderit mister De Biazi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, ka shkruar ylli i Napolit në rrjetin social.

De Biasi ka befasuar të gjithë duke dhënë dorëheqje nga posti i selektori në Kombëtaren shqiptare. Ai tashmë ka shkruar historinë duke kualifikuar kuqezinjtë në Euro 2016.

Temat
RajonSport

Të afërta