De Biasi largohet nga Shqipëria, por ja me kë ka realizuar foton e fundit (Foto)

Ndonëse kishte paralajmëruar se do të qëndronte si trajner i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, derisa ti përfundonte kontrata, përmes një konference për shtyp, Gianni De Biasi lajmëroi se dita e sotme shënonte dhe fundin e qëndrimit të tij në stolin kuq e zi.

Ky vendim si dhe lotët e tij gjatë kësaj konference të jashtëzakonshme me Kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, solli mjaft reagime në rrjete sociale jo vetëm nga sportdashës por edhe nga artistë.

Një prej tyre është edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea me të cilin duket se De Biasi realizoi dhe “selfien” e fundit në tokën shqiptare. “Rastësia tani deshi të më takonte pak para nisjes së tij në aeroport. Mjafton një fjalë për ty Mister, Faleminderit,”-përfundon postimi i Gjebreas në rrjete sociale, Ende nuk dihet se cili do ta zëvendësoi De Biasin në rolin e tij pas largimit./Gazeta Express/

Temat
RajonShowbizSport

Të afërta