Lladrovci – Kurtit: Merruni me kiflet në Prishtinë, jeni për keqardhje

Lladrovci – Kurtit: Merruni me kiflet në Prishtinë, jeni për keqardhje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se fushata të shumta zgjedhore janë munduar ta njollosin Drenasin, duke thënë se parullat e thëna dje nga Vetëvendosja në Drenas, janë për keqardhje.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se parullat e thëna dje nga Vetëvendosje në këtë vend, janë parulla demagogjike dhe për keqardhje, pasi siç thotë ai, “…por as Albini e as Drenori i përhumbur e as partitë tjera krejt së bashku, përballë PDK-së nuk do të kenë sukses në e as gjasa, sepse fryma e lirisë dhe orientimi ynë euro-atlantik është i pakthyeshëm dhe ne kësaj rruge kurrë nuk i ndalemi, me asnjë çmim”, ka shkruar Lladrovci.

Krejt në fund, Lladrovci dha një mesazh për Albin Kurtin.

“I rekomandoj Kurtit e sejmenëve të tij, të merren me kiflet në Prishtinë, të mos i degradojnë edhe ato në vetkifle!”, tha Lladrovci.

Statusi i tij i plotë:

Drenasi dhe Drenica, ia ka hapur rrugën zhvillimeve historike. Atë histori e kemi trashëguar deri sot, si besim dhe sakrificë ndaj atdheut, ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike.

Fushatat zgjedhore janë munduar ta njollosin edhe Drenicën edhe Drenasin, personalitetet e shquara të historisë tonë të re. Pas kalimit të fushatës, sërish “normalizohet” gjendja dhe ata që njollosin shiten sikur asgjë s’ka ndodhë.

Për keqardhje, madje mjerane janë parullat demagogjike të Vetëvendosjes, të thëna dje në Drenas.

Nuk dua të polemizoj me këtë lëvizje, aq më pak me krerët e saj ngase, qytetari ua ka treguar vendin, në veçanti “drenicasit” që këtu përpiqet të vetmashtrohet për dofarë fitoresh, sepse, në 17 vendvotime mori 0 (zero) vota.

Jo ai, por as Albini e as Drenori i përhumbur e as partitë tjera krejt së bashkë, përballë Partisë Demokratike nuk do të kenë sukses as gjasa, sepse fryma e lirisë dhe orientimi ynë euro-atlantik është i pakthyeshëm dhe ne kësaj rruge kurrë nuk i ndahemi, me asnjë çmim.

I rekomandoj Kurtit e sejmenëve të tij, të merren me kiflet në Prishtinë, të mos i degradojnë edhe ato në vetkifle!

Temat
Lajme

Të afërta