Gjermania kërkon heqjen e bllokadës ndaj Katarit nga shtetet arabe

Gjermania ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për të zgjidhur një krizë në rritje rreth Katarit, e cila akuzohet nga katër shtete fqinje arabe për financimin e terrorizmit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini kanë ndërprerë të hënën udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel duke folur pasi ka takuar homologun e tij nga Katari, Adil al-Ahmad al-Jubayr ka bërë thirrje për heqjen e “bllokadave të detit dhe ajrit” ndaj Katarit, transmeton Klan Kosova.

Në ndërkohë nga Katari mohojnë akuzat se ata mbështesin ekstremistët islamikë.

Që nga mosmarrëveshja midis Katarit dhe fqinjëve të saj, Gjermania ka kërkuar për një zgjidhje diplomatike.

Temat
Lajme

Të afërta