Trump –marinsave amerikanë: ISIS-i murtajë mbi njerëzimin, duhet ta çrrënjosim

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi para marinës amerikane se Amerika do të fitojë dhe do të “çrrënjosë” terrorizmin pas sulmit të Mançesterit.

Trump vizitoi një bazë të ushtrisë amerikane në Sicili, pasi turit të tij të parë presidencial ku u takua me udhëheqësit e NATO-s dhe G7-ës.

Në fjalimin e tij të fundit, numri një i Amerikës shënjestroi xhihadistët dhe premtoi se SHBA –ja do të shkatërrojë terrorizmin, të cilin e përshkroi si një “murtajë për njerëzimin”.

Trump iu referua masakrës së Mançesterit dhe një sulmi ndaj të krishterëve në Egjipt, shkruan “Daily Star”

Ai tha se sulmi ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve të tyre në koncert tregoi se Amerika duhet të “mposhtë terrorizmin dhe të mbrojë qytetërimin”.

Temat
BotëLajme

Të afërta