Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite i japin fund grevës së urisë

Qindra të burgosur palestinezë i kanë dhënë fund dje grevës së urisë 40-ditore për shkak të kushteve në burgjet e Izraelit, njofton Shërbimi i Burgut i Izraelit dhe një zyrtar palestinez.

Rreth 1.100 të burgosur kishin marrë pjesë fillimisht në njërën prej grevave më të mëdha të tilla të urisë, e cila filloi më 17 prill, transmeton Express.

Kjo grevë rriti tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve, me protestuesit në përkrahje të grevistëve që u përleshen me policinë izraelite në Bregun Perëndimor dhe përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës.

Më shumë se 800 të burgosur, të cilët i qëndruar besnik grevës deri të shtunën, i dhanë fund asaj pas bisedimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Autoritetin Palestinez përgjegjës për disa nga kushtet e të burgosurve, ka thënë Shërbimi i Burgut në një komunikatë.

Të mërkurën, Komisionari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein i bëri thirrje Izraelit që t’i përmirësojë kushtet e të burgosurve.

As Shërbimi i Burgut e as Autoriteti Palestinez nuk i publikuan detajet e plota të kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, Shërbimi i Burgut tha se vizita e dytë familjare mujore do të lejohet pasi që ishte ndaluar në të kaluarën.

Temat
BotëLajme

Të afërta