Shokon Mulla Behari: Ja kush i financon hoxhallarët në Kosovë (Video)

I ftuar këtë javë në emisionin “N’Kosovë Show”, ishte imami i xhamisë në Obiliq, Hoxhë Behar Mjekiqi.

Ai ka folur rreth muajit të shenjtë të Ramazanit, duke dhënë informacione dhe këshilla rreth agjërimit.

Ai poashtu është shprehur shqetësuar për gjendjen financiare të imamëve në Kosovë, duke thënë se është për të ardhur keq kur sheh një hoxhë me të ardhura aq të vogla.

Hoxhë Behari ka theksuar se hoxhallarët marrin rroga drejtpërdrejtë nga donacionet e qytetarëve dhe asgjë nga institucionet e shtetit të Kosovës.

Për më shumë ndiqni “N’Kosovë Show”, që shfaqet çdo të diel, nga ora 20:30 në televizionin First Channel.

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë Show

Të afërta