Humb jetën një person në Viti

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se të shtunën ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore në Viti.

Viktima përderisa ishte duke punuar-larguar një llamarine, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrjetin elektrik me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti pa shenja jetë është dërguar në ambulancën e Vitisë, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Viti 27.05.2017-18:50. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar-larguar një llamarine, dyshohet se bie ne kontakt me rrjetin elektrik me ç’rast pëson lëndime trupore dhe i njejti pa shenja jete dërgohet ne ambulancën e Vitisë . Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa, me urdhër te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion.

Temat
LajmeVend

Të afërta