Beatrixi ka një lajm të hidhur për fansat (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj tash e një kohë është e angazhuar në spektaklin ‘Fytyra jote në dikë më ngjanë’ (YFSF) dhe po cilësohet ndër konkurrentet favorite për vendin e parë.

Meqenëse ka hyrë në këto ujëra, ajo dje kishte qenë në disponim të dëgjonte disa nga performancat e saj në këtë spektakël, por diçka shkoi keq, shkruan lajmi.net.

Asaj i janë fshirë performancat e bëra ndër javë në këtë spektakël, gjë për të cilën Beatrix nuk ka shpjegim.

“Isha në disponim të dëgjoja disa nga performancat e mija në “YFSF” dhe qëllojani çfarëëëë

Jane fshire” ka shkruar Beatrix në llogarinë e saj në Instagram Kujtojmë se nata finale e “YFSF” mbahet nesër dhe konkurrentët po bëjnë përgatitjet për këtë natë.

Temat
Showbiz

Të afërta