A vlen të votohet deputeti SERVIL?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Servilizmi si kategori morale, por edhe një sjellje e parë dhe e dëshmuar katërpërcish në ish legjislativin e kaluar dhe përgjithësisht në politikëbërjen e Kosovës, gjatë gjithë pasluftës është një dëshmi reale dhe jo vetëm perceptim karshi qendrave të vendosjes që u amputua në gjithë kastën politike!

Në fakt, partneriteti jo i sinqertë ka bërë që detyrimisht raportet ndërmjet palëve të mos e disponojnë kohezionin e barazisë, respektimit dhe partneritetit.

Servilizmi si dukuri dhe fenomen në parlamentin kosovar ka bërë që të rritet dukshëm papjekuria dhe fuqia e vendimeve të rëndësishme nacionale për Kosovën dhe për të ardhmen e saj.

KËSHILLË: Mos e votoni ASESI këtë tip deputeti! Keni njëmijë arsye! Ja vetëm një; ky soj, si thuhet tê lë në balt!

Temat
Opinione

Të afërta