​Erdogan ndalon emrin “arena” nëpër stadiumet turke

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar që të ndalohen emrimet e stadiumeve me emrin ‘Arena’ për shkak të asaj se çfarë ka ndodhur në ato vende në të kaluarën
Ai shpjegon se ‘arena’ nuk është në gjuhën turke dhe se në vende të tilla kafshët kanë shqyer njerëzit.

“Në gjuhën tonë nuk ekziston diçka e tillë . Jam kundër tyre, e dini ç’është bërë në të kaluarën aty. Nëpër to kafshët kanë shqyer njerëzit”, ka thënë Erdogan, shkruan Jutarnji List.

Në Turqi janë disa stadiume që quhen arena, si ai Besiktasit ‘Vodafone Arena’ dhe ai i Galatasarayt ‘Turk Telecom Arena’.

Temat
BotëSport

Të afërta