Policia jep detaje rreth mjetit të dyshimtë në Manchester (FOTO)

Ekipi i çmontimit të bombave kanë arritur në afërsi të kolegjit në Trafford në Manchester, ku po raportohet se është gjetur diçka e dyshimtë, por ende nuk dihet saktësisht se sa qëndron shkalla e rrezikut.
Policia e Manchesterit kanë konfirmuar se tashmë ushtria britanike është dërguar në vend ngjarje, por edhe ekipi i çmontimit të bombave.

BBC thotë se ende është herë të dihet se çfarë po ndodh saktësisht, mirëpo dihet se kjo po bëhet në kuadër të në hetimi pas shpërthimit të bombës që ndodhi në “Manchester Arena” të hënën, ku vdiqën 22 persona dhe u plagosën 119 të tjerë, transmeton Gazeta Express.

BBC raporton se rrugët e asaj zone janë mbyllur për shkak të sigurisë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se pas sulmit që ndodhi të hënën, vendi vazhdon të mbetet në situatë kritike.

Temat
LajmeVend

Të afërta