Hoxha: Hartimi i Kodit Civil të Kosovës në përputhje me standardet evropiane

Ministrja në largim e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në konferencën për media, së bashku me profesorin Iset Morina, prezantoi fillimin e punës për hartimin e Kodit Civil.

Ajo deklaroi se Ministria e Drejtësisë, prioritet të saj ka kodifikimin e të drejtës civile. Kodi Civil luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi funksional të marrëdhënieve të detyrimeve, të drejtave sendore, pronësisë, si dhe të drejtës familjare dhe trashëgimore.

Më tej, ajo theksoi se Ministria e Drejtësisë është e vetëdijshme se angazhimi në hartimin e këtij kodi është projekt ambicioz, çdo vendim kërkon ekspertizë në këtë fushë. Çfarëdo qasje dhe vendimi në këtë fazë, përveç rregullimit të raporteve aktuale duhet të jetë e përshtatshme edhe për zhvillimet shoqërore në të ardhmen.

Me qëllim të përcaktimit të një sistemi ligjor, Ministria e Drejtësisë pas shqyrtimit të kujdesshëm, si referencë ka vendosur që Kodi Civil të ndjekë modelin gjerman.

“Vendimi që të ndiqet modeli gjerman është rrjedhojë e ngjashmërisë në qasjen ligjore, metodologjinë dhe traditën ligjore dhe besimin se modeli gjerman i përshtatet më mirë nevojave të Kosovës. Duke ndjekur këtë model, besojmë se do të sigurojmë përputhshmëri me standardet dhe praktikat më të mira evropiane”, është shprehur Hoxha,

Temat
LajmeVend

Të afërta