Bleona i nënshtrohet operacioneve? Takon doktorin e yjeve botërorë(Foto)

Kirurgu plastik Simon Ourian është i besuari i shumë prej personazheve të famshëm botërorë.
Lady Gaga, Miley Cirys, Iggy Azalea por mbi të gjitha motrat Kardashian e kanë të besuarin e tyre kur vjen puna tek çështjet e bukurisë. Klinika e tij quhet “Epione Beverly Hills” dhe është e njohur për shërbimet që ofron në kirurgjinë plastike apo trajtime të tjera të bukurisë.

Duket se ai ka së fundmi një kliente tjetër e cila gjithmonë është në kërkim të perfeksionit. Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qerreti e cila ka përfunduar në klinikën e Ourian për të realizuar një ndërhyrje në nofull. Doktori ka postuar një video në instagramin e tij ku shfaqet së bashku me Bleonën teksa kjo e fundit po ha një biskotë. “Si pret të të rregulloj nofullën kur ti ha biskota”? – shkruan ai në video.

Temat
Showbiz

Të afërta