BB9/ Elsamendi lëndon Ambrën, e bën të derdhë lot…

Marrëdhënia mes Elsamedit dhe Ambrës thuajse nga dita e parë në shtëpinë e Big Brother është vënë re se ka tepër kontradikta.

Së fundmi Ambra është mërzitur me Elsamedin sepse ai e ka puthur dhe e ka kapur fort në faqe. Një situatë për të cilën është nevojitur edhe konsulenca e Marjusit dhe Enidës për ta sqaruar mes çiftit.

Ndërsa ajo thotë se nuk ka shans njeri ta trajtojë ashtu. Elsamedi i thotë “Vazhdo kështu Ambra, bëj çdo gjë kundër meje”.

Debati mes tyre vijon për faktin se ata janë të ndarë në lojë dhe këtë është Ambra që e vënë më shumë në dukje, duke qenë se ajo nuk ishte shumë dakord me pjesën e vijimit të garës për çmimin e madh të ndarë.

Fjalët e Elsamedit duket se e prekin më tepër seç duhet Ambrën, e cila duket se mezi i mban lotët, teksa ankohet tek Enida për partnerin e saj.

“Të mos me flasë mua atë muhabet se nuk është kurrkush”, iu thotë Ambra Endisë, teksa Elsemadi dëgjon, në lidhje me akuzat e tij se ajo po i del kundër për çdo gjë.

Temat
Showbiz

Të afërta