Rikthehet fushata në oda, kësaj radhe Kurti me Drenorin (Foto)

I sapoaderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, ish kandidati për Kryetar Drenasi, Xhavit Drenori, ka publikuar një set fotografish, gjatë një mbledhie të të njëjtit subjekt partiak në Komoran.

Në pamjet e publikuara nga Drenori, shihet që zakoni i mbajtjes së tubimeve zgjedhore në oda, nuk ka ndryshuar që nga futja në trend nga zgjedhjet e fundit në Drenas, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash në tubimin me qytetarët e Komoranit, është parë prezent dhe i nominuari i Vetëvendosjes për Kryeministër vendit, Albin Kurti.

Kurti është parë i rreshtuar këmbëkryq në mesin e qytetarëve të tjerë të Komoranit në një ambient ode.

Temat
LajmeVend

Të afërta