Polonia kritikon politikën e BE’së për emigrantët

Kryeministrja konservartore polake, Beata Szydlo deklaroi sot, dy ditë pas atentatit të Mançesterit, se Polonia nuk do t’i nënshtrohej në asnjë rast çmendurisë së elitës së Brukselit, që kërkon t’i vendosë detyrimin për pritjen e migrantëve.

“Polonia nuk do t’i nënshtrohet asnjë shantazhi nga ana e Bashkimit Evropian. Ne nuk do të bëhemi pjesë e çmendurisë së Brukselit”, deklaroi Szydlo gjatë një debati në Dhomën e Ulët të parlamentit polak, Diete.

“Unë kam guximin t’i kërkoj elitës politike: ku shkoni ju? Ku shkon Evropë! Zgjohu! Dil nga letargjia! Ndryshe do të qash çdo ditë fëmijët e tu”, theksoi ajo.

Dy qytetarë polakë bëjnë pjesë mes 22 të vdekurve nga atentati i Mançesterit. Sipas medias polake bëhet fjalë për një çift polak, Angelika dhe Marcin Klis.

“Njerëz të pafajshëm vdesin nga duart e terroristëve. Vdekja e tyre është një mësim”, shkruan Szydlo në rrjetin social Twitter pas njoftimit për këta të vdekur.

Ajo akuzoi opozitën liberale për dëmtim të Polonisë duke mbështetur politikën migratore të Bashkimit Evropian dhe madje duke ecur dorë për dore me ata që përdorin këtë armë kundër Evropës, kundër ne të gjithëve!

Që prej ardhjes në pushtet në tetor 2015, konservatorët kanë kundërshtuar pritjen e rreth 7 000 migrantëve, vendosur nga Komisioni Evropian. Ky i fundit paralajmëroi javën e kaluar Varshavën kundër pasojave për refuzimin e saj, përcjell Atsh.

Megjithatë, Polonia është mbështetëse e fortë e vendeve të grupit të Vishegradit (Poloni, Hungari, Republika Ceke dhe Sllovakia), të cilët të gjithë kundërshtojnë shantazhin dhe diktatin evropian kundrejt tyre përsa i përket politikës migratore të përbashkët.

Temat
BotëLajme

Të afërta