Mediat serbe: SHBA do ta ndihmojë Serbinë në dialog me Kosovën

Politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar ndopak që nga zgjedhja e Donald Trumpit kryetar dhe SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë Serbinë në integrimet europaine, në bashkëpunimin në rajon dhe në dialog me Kosovën, ka thënë Hoyt Brian Yee .

Ndimëssekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee ka qëndruar sot për një vizitë në Beograd. Atje ai ka biseduar me kryeministrin serb në largim e kryetarin në pritje të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Yee e Vuçiq, siç njoftojnë medie nga Beogradi, janë pajtuar se qëllimi politik më i rëndësishëm në rajon është ruajtja e stabilitetit dhe e paqes në Ballkanin Perëndimor sepse pa to nuk ka përparim ekonomik, transmeton Koha.net.

Yee ka deklaruar se politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar ndopak që nga zgjedhja Donald Trumpit kryetar dhe se SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë Serbinë në integrimet europaine, në bashkëpunimin në rajon dhe në dialog me Kosovën.

Vuçiq ka vlerësuar marrëdhëniet me SHBA-në por ka thënë se Serbia Amerika nuk kanë qëndrime të njëjta për Kosovën.

Temat
LajmeRajon

Të afërta