Ka filluar prodhimi i SUV më të sigurt në botë [FOTO]

Volvo është duke konkurruar fort në tregun e veturave SUV, ajo çfarë i jep përparësi është sistemi i avancuar i sigurisë.
Volvo XC60 mund të mos jetë vetura më emocionuese që vjen këtë vit, por është vetura më e sigurt në treg, transmeton Express. Sistemi i avancuar i sigurisë së kësaj veture ka vendosur standarde të reja në industrinë e automobilizmit.

Me ngjyrë të bardhë të kristaltë, kjo ishte XC60 e parë që doli nga linja e prodhimit. Ky model është një T% me të gjitha rrotat aktive me motor me benzinë 2.0-litër turbo i cili prodhon 250 kf. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 6.8 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 220 km/h.

Nëse kjo performancë nuk ju kënaqë, atëherë mund të zgjidhni modelin hibrid T8 me 400 kf i cili përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 5.3 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 230 km/h.

Temat
Teknologji

Të afërta