Gjykata Supreme e mban në fuqi dënimin me burg për Messin dhe babanë e tij

Gjykata Supreme e Spanjës ka vendosur sot që ta mbajë në fuqi dënimin me burgim me kusht për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Messi u ankua në këtë gjykatë ndaj dënimit në tri pikat e aktakuzës për mashtrim tatimor, raportojnë mediat spanjolle, përcjell Express.

Por, supremja e ka refuzuar ankesën e Messit dhe kështu e mban në fuqi dënimin me 21 muaj burgim me kusht për mashtrim tatimor.

Megjithatë, kjo gjykatë ia ka ulur dënimin babait të Messit, nga 21 muaj burgim në 15, për shkak se ai ka bashkëpunuar dhe i ka kthyer disa nga paratë e fituara me mashtrim.

Por, as Messi e as babai i tij nuk kanë gjasa ta kryejnë dënimin me burg, meqë sipas ligjit spanjoll, dënimi me burg për mashtrim tatimor që është më i shkurtër se dy vjet mund të kryhet në lirim me kusht.

Messi dhe babai i tij u dënuan nga gjykata vitin e kaluar për mashtrim tatimor ndaj të cilit vendim u ankuan para disa muajve në Gjykatën Supreme të Spanjës.

Prokurorët në këtë rast gjykuan se Messi dhe babai i tij kishin përdorur strehë tatimore në Belize dhe Uruguai si dhe në kompanitë e “Shell” në Britani të Madhe dhe Zvicër në mënyrë që t’iu shmangeshin pagimit të taksave në total prej 4.1 milionë euro në të hyrat që i fitonin nga të drejtat e imazhit mes vitit 2007 dhe 2009.

Messi gjobit me rreth 2 milionë euro në atë kohë, ndërsa babai i tij me 1.5 milionë euro

Temat
BotëSport

Të afërta