Edi Rama rivalizon Donald Trumpin për sharlatanizëm (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me gjasë nuk do të mbushet mend kurrë. Kritikat ndaj tij për mënyrën e të veshurit duket se shkojnë në vesh të shurdhër. Rama po e rivalizon për sharlatanizëm presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që thumbohet rregullisht si njeri pa stil.
Rama sot është paraqitur përsëri në mënyrë skandaloze në një samit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Teksa të gjithë udhëheqësit e tjerë kanë shkuar me kostume, me kravata e me këpucë në takimin e thirrur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Rama ka zgjedhur ta bëjë të veçantin.

Ndonëse kishte një kostum si të tjerët, por me ngjyrë tjetër, Rama në takimin e nivelit të lartë ka veshur një fanellë në vend të këmishës, dhe atlete sportive në vend të këpucëve. /Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta