Avdullah Hoti poston diçka në stilin “forca bën fuqinë”

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka bërë një postim më ndryshe në Facebook. Ai këtë herë ka plasuar në profilin e vet disa fjalë në stilin “forca bën fuqinë”, të cilin për herë të parë e pati përdorur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, që tashmë është i nominuar për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka postuar në Facebook një fjali në stilin “forca bën fuqinë”.

“Forca për të cilën vendi ynë ka nevojë tani, nuk është në muskujt por mendjet tona”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook.

Për forcën dhe fuqinë, i pari në Kosovë, nga njerëzit e politikës, pati folur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Shprehja e tij se “forca e bën fuqinë” pati ngjallë një debat të madh në vend.

Temat
LajmeVend

Të afërta