Ariana Grande anulon koncertet e radhës

Koncertet e Ariana Grandes në “O2 Arena” të Londrës, të parapara për t’u mbajtur të enjten dhe të premten, janë anuluar pas sulmit vdekjeprurës terrorist me bombë në Mançester.

Të hënën, 22 njerëz janë vrarë dhe 64 të tjerë janë lënduar kur një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një bombë, teksa njerëzit largoheshin nga koncerti i Grandes në “Manchester Arena”, që zë 21.000 njerëz.

Turneu i koncerteve të këngëtares amerikane do të pezullohet deri më 5 qershor, thuhet në një njoftim nga Grande.

Këngëtarja ka vendosur t’i anulojë disa koncerte për të nderuar viktimat e sulmit në Mançester. /Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta