Zyrtari amerikan i Inteligjencës: Koreja Veriore në rrugë për ta sulmuar SHBA-në me raketë bërthamore

Koreja Veriore është në rrugë të qartë për të siguruar një raketë të pajisur me armë bërthamore, e cila është në gjendje të godasë SHBA-në, ka thënë sot gjatë një seance të Senatit Amerikan, gjenerali Vincent Stewart, i cili është drejtor i Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes.

“Nëse i lejohet trajektorja aktuale, atëherë regjimi [i Koresë Veriore] përfundimisht do të ketë sukses në prezantojë një raketë bërthamore që është në gjendje t’i kërcënojë Shtetet e Bashkuara,” ka thënë ai para Senatit, transmeton Express.

Edhe pse është e vështirë të mësohet se kur do të vihet në funksion kjo raketë, ka thënë ai, regjimi mbetet i përkushtuar.

“Derisa është gati e pamundur të parashikohet se kur do të vihet në funksion kjo raketë, regjimi i Koresë Veriore është i përkushtuar dhe në një rrugë në të cilën kjo raketë do të jetë e pashmangshme,” ka thënë ai./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta