Tërnava: Sulmi terrosit në Manchester atak ndaj vlerave humane

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka dënuar aktin e sotëm të sulmit terrorist në Manchester, ku humbën jetën qytetarë të pafajshëm, duke e cilësuar si një vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën e njerëzimit.

“Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta – atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit”, thuhet në reagimin e myftiut Tërnava, raporton Telegrafi.

“Me këtë rast ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Ndërsa, me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar bashkëndiejmë dhimbjen dhe njëkohësisht shprehim mbështetjen tonë që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë”, ka thënë Tërnava. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta