PDK thotë se cak i plumbave nuk ishin zyrat e saj, por lokali ngjitur (VIDEO)

Të martën, pas mesnatës zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj u gjuajtën me breshëri plumbash.Në një komunikatë për media lëshuar nga PDK, thuhet se cak i sulmit nuk ishte zyra e PDK-së, pasi dëmtime më shumë pati lokali ngjitur me të.Por, me deklaratën e PDK-së nuk po pajtohet pronari i lokalit të ndërmarrjes Valoni.

Bile, Masar Deliu, që mohon të ketë pasur më parë ndonjë problem, thotë se nëse dorasi do kishte qëllim sulmimi ndaj tij, do ta bënte atë në ndonjërin nga gjashtë lokalet tjera që i posedon e jo në këtë afër PDK-së.E nga Policia, zyrtarja për media në rajonin e Mitrovicës Fexhrije Pllana tha për Klan Kosova se nuk ka ndonjë të dyshuar për sulmin dhe se rasti është duke u hetuar e po konsiderohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Temat
LajmeVend

Të afërta