Pas sulmit në Manchester, reagon edhe Bebe Rexha (Foto)

Pas sulmit të fundit që ndodhi në Manchester, ku si pasojë humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë u lënduar, përveç shumë yjeve të njohura botërore kanë reaguar edhe shumë këngëtare shqiptare.
Së fundmi është kjo këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila është shprehur e mërzitur me atë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Manxhester Arena, transmeton Gazeta Express.

Bebe në profilin e saj në Instagram është shprehur se ndihet zemërthyer për të gjitha ato viktima të pafajshme.

“Kemi nevojë për dashuri më shumë se kurrë. Zemërthyer. Unë lutem për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre. Po lutem për ty Ariana. Unë lutem për paqe”, kishte lënë mbishkrim Bebe.

Pas kësaj Bebe kishte postuar edhe një fotografi në Instastory ku shihen dy duar të kapura.

“Ne po lutemi”, kishte lënë mbishkrim Bebe në këtë foto.

Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe shumë yje të njohura botërore.

Kujtojmë se ky sulm kishte ndodhur në fund të koncertit të këngëtares Ariana Grande mbrëmë rreth orës 22:35./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta