Nuk është Pamela, Fatmir Hysenbelliu në lidhje me moderatoren shqiptare.

Ai është një nga djemtë shqiptarë më të pasur.
Fatmir Hysenbelliu u përfol për një lidhje të mundshme me yllin botëror Pamela Anderson. Një event i rëndësishëm në Londër i bëri bashkë, për të cilën folën dhe mediat e huaja të cilat dyshuan për një lidhje të mundshme.

Por me sa duket afër Fatmirit është një moderatore shqiptare. Bëhet fjalë për Albana Osmanin. Ata ndodhen në Kanë të Francës ku janë bërë bashkë yjet botërorë për Festivalin e Filmit.

Teksa ka shpërndarë çdo gjë që ndodh atje, miliardieri shqiptar ka treguar dhe një pjesë tjetër në fotot e postuar, duke bërë të ditur se nuk është vetëm atje dhe se dikush e shoqëron.

Albana Osmanin, e ka nxjerrë zbuluar tatuazhit që ndodhet në dorën e saj të majtë. Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje apo thjesht ky event i rëndësishëm i ka gjetur afër njëri tjetrit.

Temat
Showbiz

Të afërta