Nju Jorku dhe Bostoni alarmohen pas sulmit terrorist në Mançester (Foto)

Policia në Nju Jork dhe Boston janë vënë në gatishmëri pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes në Mançester të Britanisë së Madhe, mbrëmjen e së hënës.

Prania e forcave policore është duke u rritur në hapësirat publike si sheshi Madison, qendra Linkoln etj.

Siguri shtesë është parë edhe në Boston, kur qyteti është në prag të ndeshjes së NBA në mes të Celtics dhe Cavaliers që do të zë vend të enjten, përcjell klankosova.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka ndonjë kërcenim të besueshëm terrorist ndaj SHBA’së për momentin, megjithatë kjo nuk ka ndaluar qytete të ndërmarrin hapa për t’u siguruar.

Temat
BotëLajme

Të afërta