Mustafa për sulmin në Manchester: Ngushëllime popullit të Mbretërisë së Bashkuar për jetët e humbura

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve terroriste në Manchester, njofton Kryeministria.

Duke dënuar këto sulme, kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e Kosovës për jetët e humbura.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Mançester Arena. I shprehim ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për jetët e humbura”, ka shkruar Mustafa.

Temat
BotëLajme

Të afërta