Mbesa e presidentit në garë për deputete, tregon pse zgjodhi politikën

Ndonëse Hashim Thaçi nuk është i përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), për herë të parë që prej 16 vjetësh, familja Thaçi ka një anëtare në listën e kësaj partie.
Evgjeni Thaçi-Dragusha, vajza e Gani Thaçit – vëllait të presidentit – është përfshirë në listë të kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së.

Ajo ndihet e nderuar nga përzgjedhja në mesin e kandidatëve për deputetë nga PDK. Thotë se beson në vizionin e kryetarit të partisë, Kadri Veseli.

“Ndihem e nderuar që PDK dhe kryetari i saj z. Kadri Veseli ma dhanë këtë mundësi. Unë jam rritur me Partinë Demokratike dhe me interesin me të madh për zhvillimet politike. Besoj në vlerat që përfaqëson PDK-ja dhe vizionin e Veselit për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi për Arbresh.info.

Thaçi-Dragusha është renditur e 45-ta në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Evgjeni Thaçi është e diplomuar për drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin Magjistër Shkence në Menaxhim të Pronës.

Temat
LajmeVend

Të afërta