Haradinaj në Gjakovë: Po afrohet dita kur punët e Kosovë kanë me u kry

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve në Gjakovë ka thënë se po afrohet dita kur punët e Kosovës kanë me u kry.

“Është afrua dita kur punët e Kosovës kanë me u kry, po fillon një epokë e re. Populli nuk e duron më një Kosovë me fusnotë. Kemi shumëçka në këtë vend që nuk do të lejojmë të shkojë qysh kanë shkuar deri tani”, ka thënë Haradinaj , shkruan Telegrafi.

Haradinaj, duke folur për demarkacionin, ka ripërsëritur se nuk do të lejojnë “me marr, ose me dhanë tokë”.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, po ashtu theksoi se nuk do të lejojnë më që dikujt që i lind fëmijë mos me i marr shtesat e fëmijëve.

Krejt në fund, Haradinaj, theksoi se fati i ka lidhë në koalicion me PDK-në, siç e quajti ai, për fatin e Kosovës./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta