Habit Sali Berisha: Pakti Rama- Basha ishte arritje personale e kryeministrit, sepse…

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se arritja e marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës, ishte ndër të tjera dhe një arritje personale e kreut të qeverisë.
I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Berisha është shprehur se marrëveshja Rama-Basha ishte një arritje e kryeministrit, në kushtet e shprehjes franceze “shpëto atë që mundesh”.

Sipas Berishës, Rama shpëtoi atë që mundi, dhe u tërhoq nga një rrugë që do ta çonte drejt gremisës… atë të zhvillimit të një palë zgjedhjesh “moniste”.

“Pa diskutim që arritja e marrëveshjes ishte një arritje e tij personale, e Ramës, sepse ishte në fund të fundit “shpëto atë që mundesh” dhe ai shpëtoi atë që mundi… nuk hyri në Shqipëri si personi që do të bënte në vend zgjedhje moniste.

Në mënyrë të papritur ai mori kthesë, dhe këtu ai ka një arritje personale, sepse shpëtoi nga humnera drejt së cilës po ecete me shpejtësi.”-tha Berisha.

Temat
LajmeRajon

Të afërta