Çfarë po bënë Fidani për Ryven pas lindjes së vajzës? (Foto)

Këngëtarja Ryva Kajtazi, që nga shtatëzania është larguar dukshëm nga jeta publike.
Ajo kishte shumë pak paraqitje në ekran, përjashtuar intervistën e fundit, ku foli për ndjesitë e saj të pritjes së ëmbël, shkruan “Kosovarja”.

Ryva edhe më tej po rri larg aktiviteteve muzikore, ani pse e ka paralajmëruar rikthimin në treg.

Çka po bënë këto kohë këngëtarja dhe aktorja? Ajo thjesht po e shijon momentin dhe po kënaqet me të bijën, Dorela.

Këngëtarja tha për revistën se gjatë gjithë kësaj periudhe ka pranuar shumë mesazhe të bukura.

“Ka pasur shumë mesazhe dhe të gjithë të bukur, që nga shprehja e dashurisë nga ana e Fidanit, urimet më të sinqerta të familjarëve e deri tek urimet e pa fundme të fansave. U jam mirënjohëse”, thotë ajo.

Temat
Showbiz

Të afërta