Ambasada e Kosovës në Britani ul flamurin në gjysmështizë

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se në Ambasadën e Kosovës flamuri shtetëror është ulur në gjysmështizë si shenjë nderimi për viktimat e sulmit terrorist në Mançester.

Të martën në mbrëmje u vranë së paku 22 persona nga një shpërthim në një koncert të Ariana Grandez.

Tani Greiçevci ka njoftuar në Facebook për uljen e flamurit në gjysmështizë dhe ka thënë se populli i Kosovës mbështet popullin britanik në këto ditë të vështira.

“Flamuri i Kosovës u ul në gjysmështizë sot për të nderuar viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Manchester”, thuhet në njoftimin e tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta