Zaev: Së shpejti qeveria e re cilësore

Pas takimit me Ziadin Selën, Zoran Zaev iu tha gazetarëve se së shpejti do të ketë qeveri të re, pasi që edhe bisedimet me të gjitha partitë politike janë duke vazhduar.

“Shpresoj se do t’i rrumbullaksojmë parimet e rëndësishme, në atë që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, të vendit tonë të përbashkët. Më vjen mirë që në këtë pjesë, punët shkojnë në drejtim pozitiv.

Besoj se sot, nesër do të fillojmë të bisedojmë edhe për dikasteret e emrat, dhe që të mundemi përmes jush t’i informojmë qytetarët”, tha Zaev ndër të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai më tej shtoi se gëzohet që Sela është shëndoshë e mirë që të mund të hyjmë në bisedime me Aleancën për Shqiptarët.Në pyetjen e gazetarëve se kur mund të pritet qeveria e re, Zaev tha se do të donte që nesër.

Ai, më tej tha se është duke bërë përpjekje, mirëpo më e rëndësishme sipas tij është qeveria cilësore, që të jetë në interes të qytetarëve dhe thelbësore, përcjellë Klan Kosova.

Temat
LajmeRajon

Të afërta