Vuçiq: Politikanët shqiptarë po tentojnë t’i blejnë 4 deputetët serbë

Kryeministri në largim i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka kërkuar serbëve në Kosovës që ta votojnë Listën Serbe.

Kjo sipas tij, pasi është ky subjekt i cili mund ta parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka përkujtuar se serbët i kanë të garantuara 10 vende në Kuvendin e Kosovës, duke aluduar se politikanët shqiptarë po tentojnë t’i blejnë deputetët serbë, transmeton lajmi.net

“Politikanët shqiptarë po tentojnë t’i blejnë katër deputetët serbë në mënyrë që të bëhet Ushtria e Kosovës. Kjo është arsyeja që duhet të votohet Lista Serbe që kjo të parandalohet”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë do të jetë e vëmendshme në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.

Kohëve të fundit serbët në Kosovë janë të përçarë, sidomos pas Jaballanoviq krijoii partinë e re dhe u largua nga Lista Serbe.

Temat
LajmeRajon

Të afërta