Konfirmohet transferimi i madh i Milanit (Foto)

ilan ka arritur marrëveshje me Villarealin për transferimin e mbrojtësit Mateo Musacchio
Mbrojtësi argjentinas, Mateo Musacchio ka nënshkruar kontratë me skuadrën e madhe italiane, Milan, ku është edhe duke kryer testet mjekësore.

Ai gjatë ditës së sotme ka arritur në Milan, ku do të nënshkruaj kontratë dhe do të shkoj në pushime.

Presidenti i Villarealit, Fernando Roig insiston se kjo marrëveshje është shumë e mirë për të gjitha palët.

“Ai është në Milan, sepse është arritur marrëveshje ne mes të tre palëve. Është marrëveshje shumë e mirë për të gjithë dhe shumë shpejtë do të finalizohet.

Musacchio do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me Milanin, skuadër të cilës i ka kushtuar 18 milionë euro. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta