Alonso uron Realin, mesazh Juventusit (Foto)

Xabi Alonso nuk ka harruar të urojë Real Madridin për titullin e 33 të La Ligas
Ish mesfushori spanjoll, Xabi Alonso ka thënë se Real Madrid e ka fituar titullin me mëritë të La Ligas, pasi është skuadra më e mirë në Spanjë.

Ai po ashtu lë me dije se Real Madrid këtë edicion do ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

“Urime titullin kampion Real Madrid. Skuadra më e mirë në Spanjë. Pastaj…”, ka shkruar Alonso, duke aluduar edhe në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve do të luaj ndaj Juventus, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta