​Formacioni i dështakëve të Evropës, aty edhe një shqiptar (Foto)

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është përfshirë në formacionin e dështakëve të këtij edicioni
E përditshmja spanjolle AS ka përzgjedhur formacionin e dështakëvë të këtij edicioni, ku bënë pjesë edhe qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Ai ka luajtur vazhdimisht për Arsenalin këtë sezon, duke përfunduar në vendin e pestë në Premierligë, për të mbetur kështu jashtë Ligës së Kampionëve, për herë të parë në 19 vite.

Pjesë e këtij formacioni është edhe lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba, i cili verën e kaluar u transferua nga Juventus në Manchester Uited.

Po ashtu në këtë formacion janë edhe emra tjerë të mëdhenj si portieri Claudio Bravo, Renato Sanches, Jesse apo Gabigol. /Express/

Formacioni: Bravo, Aurier, Stones, Mustafi, Digne, Pogba, Sanches, Krychowiak, Gaitan, Jesse dhe Gabigol.

Temat
BotëSport

Të afërta