Një gotë në ditë nga kjo përbërje do t’ju habisë efekti që ka

Uji në të cilin është zier orizi është i shkëlqyeshëm kur keni viruse në stomak; pengon sëmundjen e Alzheimerit; është parandalues i shfaqjes së kancerit…

Nëse keni probleme me stomakun, të shkaktuara nga virusi apo nga ushqimi i prishur, pini ujin e orizit.

Proteinat nga orizi ndihmojnë që të stabilizoni funksionet e zorrëve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kjo gjë akoma nuk është konfirmuar, hulumtimet kanë treguar që konsumimi i këtij uji mund të pengojë sëmundjen e Alzheimerit.

Ky ujë duhet të përdoret si ilaç kundër etheve, sepse kompenson humbjen e ujit për shkak të etheve. Aq më parë, kthen materiet e humbura ushqyese dhe përshpejton procesin e këndelljes.

Ai mund të përdoret si një ilaç për gripin dhe temperaturë tek fëmijët, sepse ndodh që parandalon humbjen e ujit për shkak të rritjes së temperaturës dhe të vjellave. Ai përshpejton procesin e shërimit të trupit.

Konsumi ditor i ujit të orizit shërben si një parandalues i shfaqjes së kancerit. Kjo është një nga aftësitë më të mëdha të këtij uji magjik.

Zini oriz në tenxhere me dyfish ujë më shumë. Kullojeni orizin, ujin në të cilin është zier orizi pini të ftohur ose të ngrohtë.

Gjatë procesit të zierjes orizi lëshon përqendrime të larta të vitaminave B, acidit folik dhe antioksidantëve, prandaj uji i orizit është kaq i dobishëm.

Lëngun e orizit mund ta ruani në një shishe qelqi në frigorifer.

Temat
Shëndet

Të afërta