Lëvizja Koha organizon Panairin e Shkencës dhe Kulturës 2017

Organizata rinore “Lëvizja Koha” për gjashtë vite radhazi organizon Panairin e Shkencës dhe Kulturës në qytetin e Vushtrrisë.

Që në fillet e saj kjo organizatë ka patur për qëllim që të sjell një frymë ndryshe për të rinjtë jo vetëm të qytetit të Vushtrrisë, por edhe të qyteteve tjera të Kosovës.

Ajo që si pikëqëllim i‘a vuri vetes kjo organizatë e udhëhequr nga i riu vushtrrias Qëndrim Uka ishte që ky panair të organizohej në nivel kombëtar. Pikërisht ky qëllim u realizua gjatë dy viteve të kaluara, ku Vushtrria në gjirin e saj priti jo vetëm shkolla të vendit, por edhe të rajonit, si nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore.gazetaozoni

Edhe këtë vit rikthehet ndjenja e të qenurit bashkë me çdo vëlla e motër tonë të trevave shqiptare. Prandaj, lideri i këtij projekti Qëndrim Uka së bashku me një grup të rinjësh, dashamirë të punës vullnetare, do të organizojnë Panairin e Shkencës dhe Kulturës me karakter kombëtar.

Këshilli Organizues i projektit potencoi se për këtë punë të palodhshme është motivuar nga thëniet: “Mëso si t’i bësh gjërat, jo si t’i thuash” dhe „Dituria bashkon troje“. Ndërsa, Lideri i projektit, theksoi se “Historia nuk shkruhet sot, ajo shkruhet nesër për veprat e të sotmës, andaj besoj se edhe Panairi është një vepër për të cilën do të dëshmojë historia në të ardhmen”.

Falenderimet dedikohen për përkrahjen e dhënë këtij projekti: Komunës së Vushtrrsië, Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Organizatës „TOKA“, Hotelit „Amazona“ si dhe „Ariani Company“.

Për të qenë dëshmitarë se përmes dijes dhe kulturës po bashkojmë nxënësit e trojeve shqiptare, Qëndrimi fton të gjithë që t’i bashkohen këtij Panairi, i cili do të mbahet më 23, 24, 25 maj 2017 në Vushtrri në palestrën sportive “Jeton Tërstena-TOTA” nga ora 10:00 – 16:00, ndërsa hapja ceremoniale mbahet më 23 maj duke filluar prej orës 11-të në të cilën pritet të jenë përfaqësues nga MKRS, MAShT, Komuna Vushtrri, Organizata të ndryshme, donatorë etj

Temat
Fun

Të afërta