Studim: Instagrami aplikacioni më i keq për shëndetin mendor

Instagrami është vlerësuar si platforma më e keqe sociale kur bëhet fjalë për ndikimin që ka tek shëndeti i të rinjve, thuhet në një studim të kryer në Britani të Madhe.

Në sondazhin e përfshirë 1,479 persona të moshës 14-24 vjeçare, janë pyetur se cilat prej pesë rrjeteve sociale ka ndikim negativ te përdoruesit, raporton BBC.

Prej tyre është kërkuar që të vlerësojnë platformën për makthe, depresion, vetmi dhe ngacmime, transmeton Koha.net.

Organizatat e shëndetit mendor kanë kërkuar nga kompanitë që të bëjnë më shumë në sigurinë e përdoruesve të tyre.

Më shumë se 90 për qind e të rinjve përdorin rrjetet sociale – gati sa gjysma e çfarëdo grupi tjetër të kësaj moshe. Ata janë cak i efekteve negative edhe pse nuk ka pasur ndonjë provë për këtë gjë.

Temat
Teknologji

Të afërta